Politike

Spaho thumbon sërish Bashën: Mbaroi foltorja, të kalojmë në votim

16 Nëntor 2021, 18:44 Nga DOSJA
Spaho thumbon sërish Bashën: Mbaroi foltorja, të kalojmë

TIRANË – Deputeti demokrat Edmond Spaho ka thumbuar sërish kryetarin e Partisë demokratike Lulzim Basha pasi ky i fundit mbylli fjalën e tij në seancën e sotme plenare për projektbuxhetin e 2022-shit.

Teksa Basha mbaroi replikat me kryeministrin Rama, Spaho kërkoi që kuvendi të kalonte menjëherë në votimin e projektbuxhetit duke e konsideruar qëndrimin e Bashës si “foltore”.

“Doja t’u thoja që mbaroi foltorja, të kalojmë në votim”, u shpreh Spaho dhe pas kësaj pati të qeshura në sallë.

Deputeti i PD-së është shfaqur në përkrahje të Sali Berishës dhe mbajtjes së Kuvendit të partisë në 11 dhjetor.

Javën e kaluar, Spaho vlerësoi punën e kryebashkiakut socialist të Tiranës Erion Veliaj në njërin prej mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

LAJMI KRYESOR: Buxheti 2022/Basha: Këtu ka kriminelë!Rama kërcënon: Sillu mirë, pa ne s’bën dot gjë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edmond spaho foltorja e berishes edmond spaho foltorja e berishes

Sondazh

Poll