Politike

‘Mor të *’/ Basha nxjerr përgjimimin e Ramës: Ke fjalor banal, s’mi lejon edukata

16 Nëntor 2021, 17:17 Nga DOSJA
‘Mor të *’/ Basha nxjerr përgjimimin e Ramës: Ke

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet projekt-buxheti për vitin 2022. Basha gjithashtu ka nxjerrë një video kur kryeministri bisedon me një qytetar (Fabian Pinderin) në telefon dhe e shan me gjuhën banale. Basha e ka vendosur disa herë atë video që ta dëgjonin deputetët në Kuvend. 

S’ka gjë për të qeshur. E doni edhe njëherë tjetër, apo mjafton? Ky në këtë moment ishte kryeministri i vendit. E dini çfarë është më e turpshmja? Mjafton të shkuar Edi Rama fjalor banal, fjalë që edukata ime familjare më ndalon që t’i përsëris. Ky është fjalori i tij. Sot thotë nuk e ul dot veten, ku ta ulësh më shumë seç e ke ulur. Ta ka shpjeguar se çfarë bën ti. Ti je një sadist, që torturon njerëzit, s’ka rëndësi se nëse janë njerëzit që rrinë në paradhomë, apo qytetarët. E çon në emigracion gjysmën e shtresës së mesme. E pastaj thua po ta ul pak, por ta ka thënë një nga mediat më të ngritura; je si sadisti që të mban në dyllin e qiriut, që t’i thuash faleminderit kur  nuk e torturon më. Je kopjac i Enver Hoxhës. Sadizmi politik dhe ekonomik, shoqëruar me propagandën e një medie të shthyrur, të cilat shpjehjen e ka tek këto biseda. Jo nga ato që merr qetësues kur vjen në sallë,”-tha Basha pas audios.

LAJMI KRYESOR: Projektbuxheti 2022/ 48 orë debate dhe sulme, qeveria merr “dritën jeshile”

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha seanca plenare 16 nentor 2020 lulzim basha seanca plenare 16 nentor 2020

Sondazh

Poll