Politike

Meta për Yuri Kim: S’e kam cënuar kushtetutën amerikane, nuk ndryshoj asgjë

16 Nëntor 2021, 21:10 Nga DOSJA
Meta për Yuri Kim: S’e kam cënuar kushtetutën amerikane,

 TIRANË – Presidenti Meta u shpreh dhe për ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim. Pasi kreu i shtetit akuzohet nga mazhoranca se ka cënuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, Meta këmbënguli se nuk e ka cënuar aspak kushtetutën amerikane dhe se ka vepruar gjithmonë për hapjen e negociatave të Shqipërisë për integrimin në BE.

Presidenti i tha këto fjalë në intervistën e dhënë emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”.

“Unë nuk kam se çfarë të ndryshoj në asgjë. Nuk e kam cenuar kushtetutën amerikane dhe nuk kam refuzuar një bashkëpunim për reformën në drejtësi apo reforma të tjera. Unë i qëndroj kushtetutës që kemi bërë me 140 vota. Jam detyruar unë që t’u jap fund intrigave, dhe t’i mbledh të gjithë duke ndaluar seancën në mënyrë brutale që të kishim një miratim me konsensus, se përndryshe nuk hapeshin negociatat”, u shpreh presidenti Meta.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ambasadorja yuri kim ilir meta ambasadorja yuri kim ilir meta

Sondazh

Poll