Politike

Socialistët qeshin, Basha: Zgërdhihen se s’qajnë dot, ndryshe pastaj i pret huri

16 Nëntor 2021, 17:23 Nga DOSJA
Socialistët qeshin, Basha: Zgërdhihen se s’qajnë dot,

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka replikuar ndaj fjalës së kryeministrit Edi Rama. Nga Foltorja e Kuvendit, Basha i bën thirrje Ramës që të kërkojë falje për mëkatet, ku sipas tij i kanë nxirë jetën shqiptarëve. Teksa në sallë deputetët e maxhorancës qeshin, Basha shprehet se zgërdhihen se nuk qajnë dot se pastaj i pret huri.

*deputetët e maxhorancës qeshin/ Ata që zgërdhihen se nuk qajnë dot se pastaj i pret huri. Meqë po përdorim metafora. Ke hyrë me kriminelë në politikë. I ke mbajtur dhe i mban në krah, në rezidenca qeveritare. E dinë të gjithë, edhe elita e PS. Kundërshtarë tanë historikë, por jo kurrësesi njerëz të lidhur me krimin. Bën sikur i fut banditët në sistemin e izolimin por të diktojnë lejet në Tiranë. Nuk e ul dot veten ti? Kjo ka vetëm një kuptim, fizik dhe alegorik. Nuk ke ku të shkosh më poshtë. Je në rrethin e 9. Ke mungesën e një vijë burrërie, të gjithë jemi mëkatarë, por të paktën njëherë kërko ndjesë për mëkatet e tua si njeri në radhë të parë dhe peshën që këto mëkate kanë prej faktit. Me ndihmën e atyre që ke mëkatuar, u ke nxirë dhe vazhdon t’i nxish jetën shqiptarëve. Këto janë faktet si pavarësia që ke marrë nga Manjola Bejleri që është hequr nga Vettingu. Nuk e heq dot me Acromax,”-tha Basha.

LAJMI KRYESOR: Projektbuxheti 2022/ 48 orë debate dhe sulme, qeveria merr “dritën jeshile”

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha seanca plenare 16 nentor 2020 lulzim basha seanca plenare 16 nentor 2020

Sondazh

Poll