Politike

Kriza e PD-së, Meta: PD-ja shpik gjithmonë fajtor

16 Nëntor 2021, 21:20 Nga DOSJA
Kriza e PD-së, Meta: PD-ja shpik gjithmonë fajtor

TIRANË – Presidenti Ilir Meta dha mendimin e tij për krizën politike brenda Partisë Demokratike. Ai theksoi se kjo parti “shpik gjithmonë një fajtor” për të justifikuar situatën. Meta konsideron se PD-ja duhet të zgjidhë në mënyrë demokratike krizën e lidershipit të saj, pasi kjo parti është “aset kombëtar”.

“Është fakt që opozita ka një problem me legjitimitetin e lidershipit, pasi ky lidership nuk mbaj përgjegjësi. Gjithmonë do të shpikë një fajtor. Vetë e ka pranuar Basha se ka një dualizëm në drejtimin e PD-së. Nuk e di se sa e vërtetë dhe reale është kjo sepse nuk kam qenë pjesë e forumeve të tyre. Mendoj se PD-ja si një aset i rëndësishëm kombëtar, si një parti që mbron interesin kombëtar dhe parti e lirisë, ka për detyrë që ta zgjidhë në mënyrën më demokratike e bashkëpunuese këtë situatë. Nuk dua të hyj në çështjet e brendshme të PD-së, por është fakt që ka një problem të rëndësishëm në legjitimitetin e lidershipit të saj. E kam ndjekur propozimin e zotit Paloka, i cili ka bërë një thirrje për të gjetur rrugën për t’i zgjidhur problemet në PD në mënyrë demokratike”, theksoi Meta.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll