Sport

VIDEO/ Mason dhe Conte, fati i bashkon sërish. Trajneri: “Do të jetë bukur…”

16 Nëntor 2021, 17:06 Nga DOSJA
VIDEO/ Mason dhe Conte, fati i bashkon sërish. Trajneri: “Do të

ANGLI – Rrugët e Ryan Mason dhe Antonio Conte janë kryqëzuar, në më shumë se një rast. E fundit ka qenë një datë shumë specifike: 22 janar 2017, në ndeshjen Chelsea-Hull City.

Hera e fundit ishte kur Mason, atë ditë ishte viktimë e një aksidenti të tmerrshëm në lojë: një përplasje me Gary Cahill, i shkaktoi atij një frakturë kafke, duke i dhënë fund karrierës së tij si lojtar vetëm 26 vjeç. Pas disa kohësh, rrugët e Contes dhe ish-lojtarit kryqëzohen sërish, tashmë të dy po punojnë për Tottenham.

“Ishte një situatë e çuditshme. Shkova në spital për ta parë atë dhe familjen e tij, sepse ishte një dëmtim i rëndë. E ndoqa sezonin e kaluar, kur ishte trajner i Spurs për dy muaj. Do të jetë një përvojë e mirë për të,”- ka shkruar ish-trajneri i Interit në faqen zyrtare të Tottenham. Ndërkohë Mason shtoi: “Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë. Mentaliteti fitues është ngjitës. Shpresojmë t’ua kalojë atë lojtarëve.”

Ryan Mason suffered his career ending head injury against Antonio Conte’s Chelsea team.

Now they are working together on Spurs’ coaching staff.

A heartwarming story, well worth hearing ? pic.twitter.com/PcjgfRhomf

— FootballJOE (@FootballJOE) November 15, 2021

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll