Sport

Mendy në paraburgim, akuzohet për 6 sulme për përdhunim. Nesër para gjykatës…

16 Nëntor 2021, 16:26 Nga DOSJA

ANGLI – Futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është akuzuar sot edhe për dy përdhunime të tjera, pasi një grua tjetër doli dhe e akuzoi atë se e kishte sulmuar. Ylli ndërkombëtar francez, 27 vjeç, tani akuzohet me gjashtë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual, me viktimat e supozuara, që pretendojnë se janë abuzuar në rezidencën e tij prej 5 milionë paundësh në Prestbury, Cheshire.

Shërbimi i Prokurorisë angleze thotë se akuzat kanë të bëjnë me katër gra mbi moshën 16 vjeç, të cilat pretendojnë se janë sulmuar midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

Mendy, që banon në Prestbury, Cheshire, u transferua te kampionët në fuqi të Anglisë për 52 milionë paund më 2017, ka qenë në paraburgim në HMP Altcourse në Liverpool, pasi u akuzua fillimisht për sulme seksuale në gusht.

Një gjykatë dëgjoi më parë, se sulmet e supozuara thuhet se kanë ndodhur në adresën e shtëpisë së tij në Prestbury. Mendy u pezullua nga Manchester City, pasi u akuzua nga policia, në pritje të një hetimi. Ai fiton 90,000 £ në javë dhe jeton në një rezidencë prej 5 milionë funtesh në Prestbury, një fshat i lartë pranë Mançesterit.

Benjamin Mendi ishte pjesë e skuadrës së Francës, fituese të Kupës së Botës në 2018, por nuk luajti në finale. Ai luajti në dy ndeshjet e para të Man.City këtë sezon kundër Leicester City dhe Tottenham Hotspur, por ishte në stol për ndeshjen e tyre të tretë kundër Norwich City. Ai ka bërë 75 ndeshje për Man.City që nga nënshkrimi prej Monacos më 2017.

Së bashku me Mendy, për të njejtin krim, i akuzuar është Louis Saha Matturie, 40 vjeç, nga Eccles, Greater Manchester, i cili është gjithashtu në paraburgim. Të dy personat janë thirrur të paraqiten nesër në Gjykatën e Magjistraturës së Stokportit. Një gjyq ishte caktuar për në 24 janar të vitit të ardhshëm, por tani ai mund të shtyhet pas akuzave të reja.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll