Politike

Siguria e Bashës në rrezik? Meta thërret në takim kreun e SHISH dhe komandatin e Gardës

17 Qershor 2019, 09:52 Nga DOSJA
Siguria e Bashës në rrezik? Meta thërret në takim kreun e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka thërritur në takim kreun e SHISH, Helidon Bendon dhe komandatin e Gardës së Republikës, Gramos Sakon.

Kërkesa urgjente e presidentit Meta për takimin vjen lidhur me sigurinë e kryedemokratit Lulzim Basha.

Kërkesa urgjente për takim e presidenit Meta vjen pas letrës që Bardhi i dërgoi sot ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ku fliste për një takim që sipas tij ka ndodhur me një punonjës të gardës, njëherazi shoqërues i kryedemokratit Basha.

Gazmend Bardhi i kërkon Lleshajt në emër të PD të tregojë informacionet që ka në disponim për kërcënimin ndaj Lulzim Bashës, në të kundërt e gjitha do të konsiderohet një shantazh politik.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ministria e Brendshëm lidhur me letrën e Gazment Bardhit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gramos sako helidon bendo ilir meta kercenohet lulzim basha gramos sako helidon bendo ilir meta kercenohet lulzim basha

Sondazh

Poll