Aktualitet

Protesta e 16 shkurtit/ Gjykata jep masat e sigurisë për 19 të ndaluarit

19 Shkurt 2019, 14:45 Nga DOSJA
Protesta e 16 shkurtit/ Gjykata jep masat e sigurisë për 19 të

Tiranë- Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 19 të ndaluarit për protestën e Opozitës, të mbajtur më 16 shkurt.

Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për Florenc Hoxhën, Ilir Hamedini, Sajmir Rexhepi, Agim Peposhi, Ferit Dankshi dhe 23-vjeçarin Resul Daci. Me masën e sigurisë “arrest shtëpie” janë lënë Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, David Linati, Festim Taku, Veljon Dine dhe Ndue Tuci. Për të ndaluarit e tjerë, konkretisht: Suzana Dimushi, Mitat Fieraku, Hasan Jakupi, Lefter Jakupi, Pëllumb Shelna, dhe Shpresa Lini gjykata ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndaj 19 të ndaluarve rëndojnë akuzat e shkatërrimit të pronës dhe kundërshtim i forcave të rendit. (Lexo këtu)

Gjatë ditës së sotme, seanca gjyqësore për të ndaluarit është shoqëruar me debate, ndërsa një prej të ndaluarve është shprehur para togave të zeza se ai nuk ka qenë fare në protestë. Sipas tij ai ka qenë në shtëpi me të atin dhe në punë. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 19 të ndaluar gjykata jep vendimin protesta e 16 shkurtit protesta e opozites 19 të ndaluar gjykata jep vendimin protesta e 16 shkurtit protesta e opozites

Sondazh

Poll