Aktualitet

Protesta/ Arrestimi i Florenc Hoxhës, avokati: Policia falsifikoi mandat-kontrollin e banesës, kemi ngritur padi

19 Shkurt 2019, 13:52 Nga DOSJA
Protesta/ Arrestimi i Florenc Hoxhës, avokati: Policia falsifikoi

Avokati i Florenc Hoxhës është shprehur se kanë bërë një kallëzim për Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe për efektivët që kanë marrë pjesë në operacionin e arrestimit të Florenc Hoxhës. Në një deklaratë për mediat Ivi Kaso u shpreh se policia kishte falsifikuar mandat-kontrollin e banesës, në momentin që janë futur në shtëpinë e Hoxhës.

“Ata e kanë pranuar me krenari që kanë qenë në protestë, u pretendua nga ana e tyre se nuk kanë ushtruar dhunë. Nuk ka asnjë pamje të tyre që të vertetohet dhuna që kanë ushtruar. Organi i Porkorisë ka dështuar që të sjellë pamje filmike për të akuzuar këta persona. Sot në gjykatë ka ndodhur një gjë shumë e rëndë, pasi u soll një provë e falsifikuar.

Mandat-kontrolli i banesës së Florenc Hoxhës është falsifikuar, dhe kjo u bë për të sjellë një realitet tjetër. Unë theksoj se në orën 21 në shtëpinë e Florenc Hoxhës ka qenë kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe deputetë të tjerë që nuk janë larguar para orës 22:00. Unë jam ngarkuar nga Florenc Hoxha dhe kam bërë një kallëzim penal për drejtorin e Policisë së Tiranës, dhe për efektivët që kanë marrë pjesë në operacionin e arrestimit të tij. Po ashtu do bëjmë kallëzim penal dhe për ata që kanë sjellë materiale të falsifikuara në Gjykatë,”- tha Kaso.

Ditën e sotme Prokuroria dha pretencat për 19 të arrestuarit gjatë protestës së opozitës. Për Florenc Hoxhën dhe 13 persona është kërkuar masa ‘arrest me burg’. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet florenc hoxha ivi kaso protesta e opozites 16 shkurt te arrestuarit e protestes florenc hoxha ivi kaso protesta e opozites 16 shkurt te arrestuarit e protestes

Sondazh

Poll