Aktualitet

Po transportonin 33 kg drogë, në pranga një grek dhe një shqiptar

19 Shkurt 2019, 14:39 Nga DOSJA
Po transportonin 33 kg drogë, në pranga një grek dhe një

GREQI- Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia, pasi në mjetin me të cilin udhëtonin u gjetën 32 kg e 850 gram marijuanë.

Policia greke ka ndjekur mjetin që vinte nga kufiri dhe ka tentuar ta ndalojë në vendin e quajtur Menidhi në rrugën “Ionia”. Mësohet se mjeti nuk i është bindur sinjalit të policisë për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë dhe me pas është braktisur nga drejtuesit në zonën bujqësore të quajtur Stano Amfiloxia.

Gjatë operacionit të policisë u arrestua fillimisht drejtuesi i mjetit dhe disa orë më vonë edhe pasagjeri i saj. Mësohet se shtetasi shqiptar është 30-vjeçari, i cili udhëtonte si pasagjer në mjetin e drejtuar nga greku 43-vjeçar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari droge ne makine greqi arrestohet shqiptari droge ne makine greqi

Sondazh

Poll