Aktualitet

I bllokuan rrugën Ramës, shoqërohen nënkryetarja e Bashkisë Lezhë dhe 10 protestues

19 Shkurt 2019, 14:06 Nga DOSJA
I bllokuan rrugën Ramës, shoqërohen nënkryetarja e

LEZHË- Procedohen dhe shoqërohen në polici rreth 11 persona, për tubim të paligjshëm dhe bllokim rruge.

Pas protestës së zhvilluar sot në Lezhë, ku dhjetëra qytetarë i prenë rrugën kryeministrit Edi Rama, i cili po shkonte në Pukë, (Lexo këtu) policia ka shoqëruar 11 protestues, ndaj të cilëve ka nisur dhe procedimi penal.

Ndër të shoqëruarit në komisariatin e policisë së Lezhës është edhe Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku.

Gjatë ditës së sotme dhjetëra mbështetës të PD-së dolën për të bllokuar aksin Shkodër-Lezhë, rrugë në të cilën pritej të kalonte kreu i qeverisë, i cili  po zhvillon një tur në veri “Bashkia që Duam” Sipas tyre, shkaku i kësaj proteste është kundërshtimi i qeverisë Rama.

Pas protestës së 16 shkurtit, kreu i PD-së deklaroi se protestat në vend do të vijojnë dhe u shpreh se këtë të enjte do të jetë protesta e madhe e rradhës. 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfrida marku policia e lezhes protesta e opozites 16 shkurt 2019 takimi i ramës puke alfrida marku policia e lezhes protesta e opozites 16 shkurt 2019 takimi i ramës puke

Sondazh

Poll