Politike

Rama i fokusuar te telefoni dhe një vajzë që qan, fotoja e Braçes që “masakrua” me komente në rrjet

17 Qershor 2019, 06:28 Nga DOSJA

Divjakë- Zv/kryeministri Erion Braçe ka publikuar një foto në të cilën shfaqet me një vajzë të vogël dhe kryeministrin Edi Rama.  “Fotoja e javës Divjakë, ne të dy dhe njeriu online”, shkuan Braçe për këtë foto.

Ajo që vihet re është se Rama shfaqet me telefon në dorë dhe duket shumë i fokusuar ndaj tij. Po kështu në të është edhe një vajzë e cila qan edhe ndodhet e ulur në prehrin e Braçes.

Por menjëherë kjo foto është komentuar nga shumë persona, ku nuk kanë munguar edhe kritikat. Një qytetar shkruan” “Çfarë rreziku , nga çfarë burrash udhëhiqet Shqipëria”. Braçe i është përgjigjur: Shko mëso shqip or qyq, pastaj shko dhe i qaj hallin Shqipërisë nga rreziku që i vjen prej injorantëve si të”. Një tjetër i shkruan se futin edhe kalamajtë në mes ku i vjen momenti i votimeve.

Mesa duket Rama nuk i ndahet Divjakës fundjavave dhe pse në të tani nuk mungojnë mushkonjat.

KOMENTET: 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fotoja e braçes në divjakë komentet ndaj braçes rama me telefon fotoja e braçes në divjakë komentet ndaj braçes rama me telefon

Sondazh

Poll