Aktualitet

“SMS me trëndafil”, vajza rrëfen xhiron e fundit me makinë me Erigers Mihasin

15 Nëntor 2021, 12:48 Nga DOSJA
“SMS me trëndafil”, vajza rrëfen xhiron e fundit me

TIRANË– Ajo bëri xhiron e fundit me makinën luksoze të Erigers Mihasit, vetëm gjysmë ore para se 32-vjeçari të binte pre e një atentati mafioz dhe të ekzekutohej bashkë me shokun e tij, Armando Dumani. E reja, sipas gazetares së Top-Channel, Anila Hoxha ka rrëfyer para grupit hetimor se e Mihasi, pas shëtitjes me makinë e ka zbritur në hyrje të Komunës së Parisit.

Ndërsa 25 minuta më vonë, 32-vjeçari i ka dërguar një mesazh që si përmbajtje kishte vetëm ikonën e një trëndafili. Në dëshminë e saj, vajza tregon se nuk ka vënë re që Mihasi apo shoku i tij Dumani të ishin të shqetësuar, apo të kishin reagime të dyshimta. 

“Në orën 19:25 të asaj mbrëmje, Erigersi më dërgoi si emoji një trendafil,”- thotë e reja sipas burimeve të Anila Hoxhës.

Erigers Mihasi dhe Armand Dumani u qëlluan për vdekje në zonën e Astirit, brenda “Audi”-t me ngJyrë të bardhë me targa “AA 008 EM”, i cili ishte në lëvizje. Atentatorët qëlluan nga një tjetër makinë në lëvizje e llojit “Toyota”, e targa AA 532 ON që rezultojnë të vjedhura në Tiranë, në korrik të kësaj vere. Ky ,mjet, por i djegur është e vetmja gjë që kanë lënë autorët pas. 

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat me dy viktima ne astir vritet armando dumani vritet erigers mihasi atentat me dy viktima ne astir vritet armando dumani vritet erigers mihasi

Sondazh

Poll