Aktualitet

Ndryshojnë kushtet për rimarrjen e patentës, do pyeteni për rregullat e qarkullimit

15 Nëntor 2021, 10:45 Nga DOSJA
Ndryshojnë kushtet për rimarrjen e patentës, do pyeteni për

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar në rrjetin social Facebook se shoferët që do rinovojnë apo rimarrin lejen e drejtimit, duhet t’i nënshtrohen një interviste për të vërtetuar se janë të mirë informuar për rregullat e qarkullimit rrugor.

DPSHTRR ka njoftuar se ky proces do të nisë në muajin dhjetor, muaj me fluksin më të lartë të aplikimeve dhe  përmes një broshure që do të publikohet online , shofertët do të mund të njihen apo përditësojnë informacionet mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor.

Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin, sipas të dhënave të DPSHTRR dhe ky proces është i nevojshëm për të rritur sigurinë në rrugë dhe vjen edhe si një përditësim i rregullave ligjore shqiptare e direktivave europiane.

Po ashtu, qytetarëve do t’i listohen gjobat që ka marrë si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i plotë:

“Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin! Nisur nga numri gjithnjë në rritje i përdoruesve të rrugës, ndryshimet në aktet ligjore shqiptare e direktivat europiane dhe nevoja për përditësim të drejtuesve të mjeteve rrugore, në rritje, DPSHTRR nga dhjetori 2021 (muaj me fluks të lartë aplikimesh edhe nga ardhja e shumë emigrantëve) do të nisë ofrimin e DETYRUAR të freskimit të njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Rregulloren e KRR (VKM153), risitë nga Automotorizimi Shqiptar, ARSH, Siguracionet, Policia Rrugore, Ndihma e Parë, bashkitë, importimi i mjeteve rrugore e detyrime/të drejta! Një broshurë me detyrimin e njohjes dhe nënshkrimin e marrjes dijeni, falas (që do të publikohet edhe online), përgatitur nga profesionistë të fushës, një intervistë e shkurtër verifikuese dhe një apel-kujtesë për historikun e masave/gjobave të marra nga personi, do të jenë RISIA e këtij fundviti për të gjithë aplikantët që do të rinovojnë, dublikojnë apo do t’u rilëshohet lejedrejtimi pranë sporteleve të DPSHTRR”

(m.k.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arsh dpshtrr drejtoria e përgjithshme e shërbimeve të transportit rrugor patentat arsh dpshtrr drejtoria e përgjithshme e shërbimeve të transportit rrugor patentat

Sondazh

Poll