Aktualitet

Tritol në lokal! Gjin Guri, pjesë e ‘grupit të zjarrit’ që u përplas me Policinë

15 Nëntor 2021, 11:33 Nga DOSJA
Tritol në lokal! Gjin Guri, pjesë e ‘grupit të

SHKODËR– Gjin Guri rezulton të jetë pronari i lokalit që iu vendos tritoli ditën e sotme. Guri është një preson me precedent penalë, pasi në vitin 2015 ka shkëmbyer edhe zjarr me skuadrën e Policisë, të zhvilluar në atë kohë.

38-vjeçari ishte dënuar me vendim të formës se prerë më 7 vjet e dy muaj burg për “Prodhim dhe mbajtie pa leje të Armëve luftarake” dhe “Kanosje”. Arrestimi i Gjin Gurit u realizua në fshatin Shosh të Dukagjinit.

Sot, gjashtë vite më vonë, Gurit i vendosën tritol në lokal. Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale dhe asnjë person të ënduar, pasi në ato momente nuk ndodhej askush në bar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe hetimet vijojnë. Shkaqet për vendosjen e këtij tritoli nuk dihen ende, por dyshohet se janë bërë konfliktet që mund të ketë pasur Guri.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjin guri policia e shkodres tritol lokalit ne shkoder gjin guri policia e shkodres tritol lokalit ne shkoder

Sondazh

Poll