Aktualitet

Vijon protesta për banorët e ‘5 Maji’: Turp. Nuk na lenë të drejtën as të ankohemi

15 Nëntor 2021, 12:52 Nga DOSJA
Vijon protesta për banorët e ‘5 Maji’: Turp. Nuk na

TIRANË- Banorët e lagjes “5 Maji” kanë dalë përsëri në protestë, por këtë herë para bashkisë së Tiranës.

Banorët kanë tentuar ditën e sotme të dorëzojnë personalisht një shkresë në bashki ku refuzojnë vendimin e bashkisë për prishjen e banesave të tyre. Bashkia nuk i ka pranuar dhe banorët nuk dinë më kujt ti drejtohen për ankesat e tyre.

“I kemi drejtuar ankesën presidentit, kryeministrit, ambasadës amerikane me postë. Ndërsa në Bashki donim ta dërgonim personalisht, nuk na i pranuan ankesat. Këta u japin urdhër punonjësve që mos u pranojnë ankesat e  banorëve. Të vijë Erion Veliaj ta provojë me ne.  Të vijë ta provojë, do i prishë apo nuk do i prishë banesat tona. Na u tha se do marrim shërbimin te njesia administrative nr 8. Po luajnë lojë fjalësh. Nuk na jep të drejtën , që të bëjmë ankesë.  Ku ta çoj shkresën unë, nëse nuk ma pranon bashkia.  Është turp, nuk na lenë të drejtën as të ankohemi”,- shprehen banorët për Oranews.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protestojne banoret e 5 majit protestojne banoret e 5 majit

Sondazh

Poll