Aktualitet

Gara për kreun e RTSH-së! 4 kandidatët, mes tyre Iris Luarasi dhe Enkelejd Joti

15 Nëntor 2021, 10:43 Nga DOSJA
Gara për kreun e RTSH-së!  4 kandidatët, mes tyre Iris Luarasi

TIRANË– Katër janë kandidatët që do të janë miratuar nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, për të qenë në garë për kreun e televizionit publik. Emrat e përzgjedhur janë Enkelejd Joti, Iris Luarasi, Moza Haxhiaj dhe Laureta Roshi, të cilët kanë plotësuar dhe kriteret e nevojshme për të qenë pjesë e garës.

Iris Luarasi, pedagoge në Universitetin e Tiranës, në departamentin e gazetarisë dhe komunikimit. Ajo ka qenë kryesisht e fokusuar te çështjet e të drejtave të grave, dhe ka drejtuar disa OJF.

Enkelejd Joti tashmë është në krye të QSUT-së. Moza Haxhaj ka mbajtur për disa vite me radhë postin e kryeredaktores në RTSH, dhe ka shprehur ambicien që tashmë të mos jetë vetëm në drejtimin e lajmeve, por në një nivel menaxherial.

Laureta Roshi, gazetarja e cila është angazhuar në disa çështje të prekshme sociale.

Gara në RTSH ka nisur pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, nën akuzën e korrupsionit, ndërkohë që postin e drejtuesit e mban përkohësisht Martin Leka, i pavotuar nga Kuvendi.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet enkelejd joti kreu i rtsh laureta roshi moza haxhiaj enkelejd joti kreu i rtsh laureta roshi moza haxhiaj

Sondazh

Poll