Aktualitet

MESAZH paralajmërimi? Tritol lokalit të Gurit në Shkodër, policia nis hetimet

15 Nëntor 2021, 11:14 Nga DOSJA
MESAZH paralajmërimi? Tritol lokalit të Gurit në Shkodër,

SHKODËR-Lokalit të Gjin Gurit në Shkodër iu është vënë tritol. Policia ka bërë të ditur se lënda plasëse është vendosur pranë rrugës që të çon në Malin e Shoshit. Fatmirërisht nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Në momentin që ka ndodhur shpërthimi, nuk ka pasur persona brenda lokalit. Policia po vijon hetimet për të zbuluar se kush fshihet pas kësaj ngjarje.

Guri është një preson me precedent penalë, pasi në vitin 2015 ka shkëmbyer edhe zjarr me skuadrën e Policisë, të zhvilluar në atë kohë. Nuk dihet nëse tritoli ishte një mesazh paralajmërues për Gurin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në sallën operative të DVP Shkodër është marrë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gj. G., ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale) Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje.

Tritol në lokal! Gjin Guri, pjesë e ‘grupit të zjarrit’ që u përplas me Policinë

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjin guri tritol lokalit ne shkoder gjin guri tritol lokalit ne shkoder

Sondazh

Poll