Aktualitet

Ç’paralajmëron Basha? I kujton shprehjen e Kennnedy Ramës: Do të t’vijë dita

15 Nëntor 2021, 11:00 Nga DOSJA
Ç’paralajmëron Basha? I kujton shprehjen e Kennnedy

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot në Kuvendin e Shqipërisë Presidentin e 53-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John F Kennedy. i cili mbeti i vrarë më 22 nëntor të vitit 1963. Nga foltorja, Basha tha se Kennedy ka një citim që sipas tij kryeministrit Edi Rama nuk i pëlqen shumë, por nuk e tha shprehjen për të cilën e kishte fjalën. 

“Those who make peaceful revolution impossible will make violent revolution inevitable”, është shprehja të cilës i referohej Basha që në shqip do të thotë “Ata që nuk e pranojnë revolucionin paqësor, e bëjnë revolucionin e dhunshëm të pashmangshëm”, duke nënkuptuar këtu rrezimit e kryeministrit Rama me dhunë. 

“Harroje shtetin shqiptar. Tonin e zërit tim s’e përcakton ti. As të vërtetat s’i ndalon dot ti. Ti ul kokën dhe kërko falje dhe dil nga kjo sallë ku ke hyrë përdhunshëm sepse dita do të vijë. Mos e harro John Kennedy. Ka një citim që s’të pëlqen ty, por do të vijë dita të ta këndojë populli shqiptar edhe atë.
Se çfarë ndodh me ata që ndalojnë ndryshimin e paqtë të pushtetit. ,”- tha Basha ndër të tjera. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama lulzim basha seance plenare 15 nentor 2021 edi rama lulzim basha seance plenare 15 nentor 2021

Sondazh

Poll