Aktualitet

Kurti humbi në Prishtinë! Rama: Kurioz jam për impaktin e një kryebashkiaku arkitekt

14 Nëntor 2021, 21:30 Nga DOSJA
Kurti humbi në Prishtinë! Rama: Kurioz jam për impaktin e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë kryebashkiakun e ri të Pirshtinës, Përparim Rama, i cili me profesion është arkitetk. Vteëm pak momente pasi Rama zyrtarizoi fitoren e tij në Prishtinë, të cilën ia rrëmbeu kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij, Vetëvendosje, kanë ardhur dhe përgëzimet nga kryeministri i Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se është shumë kurioz të shohë impaktin e një kryebashkiaku arkitekt si i sapozgjedhur. Ai uron edhe të zgjedhurit në komunat e tjera.

“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës,”- shkruan Rama. 

LAJM KRYESOR:REZULTATET- Zgjedhje në Kosovë, VV-së i rrëmbejnë Prishtinën e Prizrenin, LDK feston

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021 edi rama zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021

Sondazh

Poll