Aktualitet

ORARET FIKSE! TIMS zbulon dy udhëtimet e Lulzim Bashës me Klodian Zoton në Holandë

14 Nëntor 2021, 16:00 Nga DOSJA
ORARET FIKSE! TIMS zbulon dy udhëtimet e Lulzim Bashës me Klodian

TIRANË– Në vitin 2018 Lulzim Basha ka takuar në Holandë 2 herë biznesmenin Klodian Zoto. Ky fakt bëhet i ditur qartësisht nga sistemi TIMS. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018, kohë kur koncesionet për menaxhimin e mbetjeve ishin dhënë, dhe Basha nuk i kishte sulmuar asnjëherë biznesmenët. Por sigurisht që i kishte në fokusin e gjobave të tij dhe po pritej momenti.

Sipas sistemit TIMS, Basha dhe Zoto kanë udhëtuar në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë drejt Romës me destinacion final Holandën pikërisht aty ku Basha merr gjobat ndaj biznesit shqiptar. TIMS tregon se udhëtimi i Lulzim Bashës me Klodian Zoton mban datën 13.02.2018 me tranzit Romën dhe destinacion final kryeqytetin e Holandës, Amsterdam. Pas më shumë se 5 muajsh Lulzim Basha thërret sërish Klodian Zoton po në Holandë. Këtë herë udhëtimi i të dyve mban datën 27/08/2018.

Të dy kanë udhëtuar me tranzit Vjenën dhe destinacion final sërish Holandën, në të njëjtën ditë e në të njëjtën orë. Përse Klodian Zoto është detyruar të udhëtojë me Bashën në Hollandë? Çfarë i ka kërkuar Lulëzim Basha Klodian Zotos? Mapo.al shkruan se duket se biseda mes të dyve nuk ka shkuar mirë. Klodian Zoto nuk ka pranuar të paguajë gjobën e vënë nga Lulzim Basha duke u kthyer në Tiranë bashkë me refuzimin për të paguar gjobën edhe me betimin e Bashës se ai do të bëhej shënjestër e sulmeve të opozitës. Dhe ashtu ndodhi.

Menjëherë pas udhëtimit të dytë në Gusht të vitit 2018 Lulzim Basha nis sulmet ndaj Klodian Zotos duke e bërë atë me akuzat e tij aksioner në tre kompani, gjë të cilën edhe vetë Basha e di që nuk është e vërtetë. Megjithatë mungesa e një marrëveshje të papranuar nga Zoto e bëri Bashën që të krijonte një përrallë të tërë mbi këtë njeri.

Dy njerëzit që kanë marrë përsipër të flasin me gojën e Bashës janë Gaz Bardhi dhe Jorida Tabaku, të cilëve sot ju bëjmë një pyetje: A ka udhëtuar Basha familjarisht (përfshirë kunatin) me personat e tjerë që ai akuzon? Nëse po ku i ka takuar dhe për çfarë nuk ka rënë dakord?

Sa ka qenë gjoba që këta njerëz nuk kanë pranuar të paguajnë dhe sot për pasojë janë pjesë e linçimit dhe shpifjeve të Bashës?

Dy udhëtimet e Lulzim Bashës me Klodian Zoton sipas TIMS

12.02.2017
Rinas – Romë (tranzit) – Amsterdam

27.08.2018
Tiranë – Vjenë (tranzit) – Amsterdam

Pas publikimit të këtij lajmi, kryedemokrati Lulzim Basha ka njoftuar se do të ngrejë pasi ndaj MAPO-s. 

“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të depozitojë nesër kallëzim penal për shpifje ndaj gazetës “Mapo”.
Lulzim Basha dhe PD kanë denoncuar që ditën e parë aferën e inceneratorëve, kanë bërë kallëzim në SPAK dhe për këtë çështje është ngritur edhe një komision hetimor nga Partia Demokratike. Shpifjet e ulëta që vijnë nga persona që dje kanë mbështetur kandidatin e PS-së Orlando Rakipi, kanë për qëllim vetëm të dëmtojnë figurën e kryetarit të Partisë Demokratike dhe t’i shërbejnë mafias së inceneratorëve. Asnjë shpifje, apo trillim i ulët, nuk do ta ndalë PD dhe Lulzim Bashën nga beteja për vetting-un në politikë, si rruga e vetme për ta pastruar politikën shqiptare nga llumi ku është zhytur në këto 30 vite,”- thuhet në njoftim.

(F.m/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike basha e zoto ne holande klodian zoto lulzim basha sistemi tims basha e zoto ne holande klodian zoto lulzim basha sistemi tims

Sondazh

Poll