Aktualitet

Inertet po ndotin Erzenin, masakër mjedisore në fshatrat e Tiranës

14 Nëntor 2021, 21:28 Nga DOSJA
Inertet po ndotin Erzenin, masakër mjedisore në fshatrat e

TIRANË– Ky është një krim mjedisor. Kamionet po derdhin inertet jo vetëm buzë akseve rrugore por po I fshehin ato edhe pranë zonave rurale.

Hedhja e inerteve vend e pa vend, shumë pranë me kryeqytetin në fshatin mënik të Tiranës rrezikon veç shëndetit të banorëve edhe ndikon në ushqimet që mbërrijnë në tavolinat tona pasi sic e shikoni pas meje gjelat e detit janë duke konsumuar inerte.

‘Po do ushqehen pulat. Ku ti çojnë. Po të vijnë ti pastrojnë urgjent. Unë jam rritur buzë Erzenit. Pinim ujë aq i pastër. Tani e kanë shkatërruar. Erzeni i shkretë. Gjynah si është ndotur. Vijnë i hedhin natën…’

Lumi Erzen është kthyer në landfillin e inerteve dhe derdhja e tyre ndodh pa shqetësim edhe gjatë ditës, ku dëshmitar ka qenë edhe peshkatari 65 vjeçar Eduardi.

‘Shiko si e kanë nxirë ujin. Shqiptarët janë mbytur me mikrobe. I kam parë kur I kanë hedhur inertet nga larg. ‘

Masakra mjedisore vijon teksa ndëshkimet e policisë së shtetit dhe inspektoriatit të mbrojtjes së territorit mungojnë.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lumi erzen ndotet lumi erzen tirane lumi erzen ndotet lumi erzen tirane

Sondazh

Poll