Aktualitet

Nesër mblidhet kryesia e PD! Basha: Marrim masa për mbrojtjen e interesit të partisë

14 Nëntor 2021, 18:36 Nga DOSJA
Nesër mblidhet kryesia e PD! Basha: Marrim masa për mbrojtjen e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka thërritur dhe pritet që nesër në orën 16:00 të mbledhë Kryesinë e Partisë Demokratike. Përmes një mesazhi  që mban emrin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Basha fton të gjithë anëtarët e kryesisë së PD-së në Të nderuar anëtarë të Kryesisë, në sallën e mbledhjeve të Grupit, në katin e dytë të selisë blu.

Në mesazh thuhet se nesër do të ketë diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, ndërkohë që Partia Demokratike është e ndarë në dy lobe, mes kryedemokratit Lulzim Basha e ish-kryeministrit Sali Berisha që kërkon të mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor. Gjithashtu në mesazh thuhet se do të merren masa për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj.

Mesazhi i Bardhit:

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite: “Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”. Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Grupit, Kati i II, Selia Qendrore e PDSH. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Sekretari i Përgjithshëm. Gazment Bardhi. 

Për herë të fundit, kryesia e PD-së u mblodh në qershor të këtij viti, ku edhe është miratuar metodologjia e analizës në nivel qarku, dege, grupseksioni dhe seksione për zgjedhjet parlamentare të 24 prillit. Kjo mbledhje u zhvillua pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së, i cili mori mbi 80% të votave.

Ç’po ndodh në PD?

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor. Ai pretendon se ka dorëzuar 4 mijë e 200 formularë me firmë të demokratëve, shumë më tepër se 1 e katërta që i nevojitet për të thirrur Kuvendin, por Basha nuk e njeh këtë procedurë. Edhe pse është ftuar nga vetë Berisha e Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të cilit i janë besuar formularët, Basha nuk është paraqitur për të bërë verifikime. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmnet Bardhi është shprehur publikisht se firmat dorëzohet në sekretariatin e partisë, verifikohen aty e më pas nëse janë korrekte thirret Kuvendi. Sipas Bardhit nuk ka Kuvend më 11 dhjetor pasi është tejkaluar çdo limit kohor dhe në selinë blu s’ka shkuar asnjë kërkesë zyrtare.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes kryesia e pd 15 nentor 2021 lulzim basha partia demokratike sali berisha aksioni i berishes kryesia e pd 15 nentor 2021 lulzim basha partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll