LIVE UPDATES
Bota

REZULTATET- Zgjedhje në Kosovë, prin PDK, VV merr vetëm 4 komuna

14 Nëntor 2021, 06:00 Nga DOSJA
REZULTATET- Zgjedhje në Kosovë, prin PDK, VV merr vetëm 4 komuna

PRISHTINË-Partia Demokratike e Kosovës ka fituar nëntë komuna (Mitrovicë e Jugut, Ferizaj, Prizren, Drenas, Skenderaj, Hani i Elezit, Kaçanik, Vushtrri dhe Dragash). Kur janë numëruar 100% e votave, rezultatet e pubikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kanë dhënë kryetar të ri shumë komunave në Kosovë ku sot u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar shtatë komuna: Prishtinë, Pejë, Istog, Junik, Fushë Kosovë, Viti, Lipjan.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar katër komuna: Gjilan, Kamenicë, Shtime dhe Podujevë, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar pesë komuna: Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Deçan dhe Klinë. Partia Demokratike Turke, ka fituar në komunën e Mamushës. Kandidati nga Lista Qytetare e Obiliqit, Xhafer Gashi, ka fituar në garën për kryetar të kësaj komune, ndërsa lista Serbe në këto zgjedhje lokale ka fituar në 10 komuna: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zveçan, Ranilluk, Partesh, Graçanicë, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut, Kllokot.

Lëvizja Vetëvendosje udhëheq në Kamenicë me kandidatin Kadri Rahimaj, në Podujevë me Shpejtim Bulliqin, në Shtime me Qemajl Aliun dhe në Gjilan me Alban Hysenin, por ka humbur Prishtinën e Prizrenin. Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në Prishtinë me Përparim Ramën, në Istog me Ilir Feratin, Fushë Kosovë me kandidat Burim Berishën, në Junik me Ruzhdi Shehun dhe në Viti me Sokol Halitin. Partia Demokratike e Kosovës prin në Prizren me kandidatin Shaqir Totaj, Gllogoc me Ramiz Lladrovcin, Dragash me Shaban Shabanin, në Kaçanik me Besim Ilazin dhe Vushtrri me Ferit Idrizin. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po udhëheq në Gjakovë me Ardian Gjinin, Klinë me Zenun Elezajn dhe Rahovec me Smajl Latifin.

Ndërsa Nisma Social Demokrate prin në Malishevë me Ekrem Kastratin. Në komunën e Obiliqit po prin Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin. Në komunën e Mamushës po prin Abdulhadi Krasniq nga KDTP. Ndërkaq në komunën e Kllokotit po prin Vladan Bogdanoviq nga Lista Serbe. Ndërsa në Komunën e Obiliqit po prin Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin. Në shumë komuna kanë nisur edhe festimet. Shumë politikanë e kryetarë partish kanë bërë dhe reagimet e para, një prej tyre Memli Krasniqi, i cili është shprehur se populli i ka kthyer kurrizin Albin Kurtit, pasi i rrëmbeu Prishtinën këtij të fundit.

Deri në orën 19, përkatësisht deri në mbylljen e vendvotimeve, në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë kanë votuar rreth 38 për qind të votuesve.1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë pritej të votonin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave, të cilët do të drejtojnë pushtetin lokal për 4 vitet e ardhshme, por në fakt ka marrë pjesë më pak se gjysma e tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar përmes postës 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga votuesit që jetojnë jashtë Kosovës. Procesi i pranimit të votave nga diaspora ka përfunduar dhe vlerësimi i tyre do të fillojë sot.

Votimet kanë nisur që prej orës 07:00 të mëngjesit. Në raundin e parë, të zhvilluar më 17 tetor, Partia Demokratike e Kosovës, fitoi në katër komuna e pasuar ngë Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmëirinë e Kosovës që fituan nga dy. Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës që mbështetet e nga Beogradi fitoi 9 nga dhjetë komunat ku shumicë janë pjesëtarët e këtij komuniteti. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, nuk fitoi asnjë post për kryetar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

PDK nis festën në Prizren, Krasniqi: Populli i ka kthyer shpinën Albin Kurtit

I “rrëmbeu” Prishtinën Vetëvendosjes, kush është Përparim Rama

Lutfi Haziri pranon humbjen, VV fiton Gjilanin

Vitia e pranon humbjen: I përulemi verdiktit qytetar

I mori Prishtinën VV-së! Rama pas fitores: Zotohem se do jem kryetar i të gjithëve

Numërohen mbi 80% të votave në Kosovë, LDK i rrëmben LVV-së Prishtinën

AAK e humb Junikun, ia merr LDK-ja për 29 vota

I PARI! Qëndron Kastrati pranon humbjen dhe uron kundërshtarin

VD- Fishekzjarre e fishkëllima! PDK nis festimet në Vushtrri: Feriti, Feriti!

KQZ: Nuk ka pasur incidente, përgjigjet mund të dalin sot

Nisin EXIT POLL-et! Kush po prin në komunat kryesore në Kosovë

Përfundon orari zyrtar i votimeve në Kosovë

Përfundon votimi në institucionet korrektuese, votojnë 397 të burgosur

Kurti thyen heshtjen zgjedhore, zbret nga “xhipi” dhe viziton Kodrën e Trimave

VIDEO/Zgjedhjet në Kosovë, VV akuzon PSD se po blen vota në Kamenicë

Deri tani kanë votuar 24% e qytetarëve/Procesi në Kosovë përfundon në 19:00

Kandidon me LVV-në për Gjakovën, Kusari-Lila: Ditë e bukur për demokracinë

Ish-presidentja Jahjaga hedh votën: Kurrë s’ka qenë më e lehtë për të votuar

Lë ‘Ferrarin’ në shtëpi, Hasani shkon të votojë me një ‘bishë’, zbret nga ‘Range’-i

Votoi më shumë se njëherë, djali i kandidatit të LDK shoqërohet në Polici

Ambasadori amerikan në Kosovë: Mos e humbisni mundësinë për të formësuar…

Batuta “epike” e qytetarit nga Gjakova: Nuk ka faj Dafina, kur na në balotazh hina

Voton dhe kryeparlamenti Konjufca: Secili të pranojë rezultatin e zgjedhjeve

LVV-ja akuzon PDK-në: Militantët e saj mblidhen para qendrave të votimit në Prizren

E pazakontë! Qytetari në Kosovë shkon të votojë me karrocë dhe flamurin e Shqipërisë

“Kontributi për demokracinë nuk mbaroi në 17 tetor”, Osmani: Shpresoj që…

Rivalë për Prishtinën, Vitia dhe Rama shtrëngojnë duart pas votimit 

I shoqëruar nga bashkëshortja, Haradinaj: Ndëshkojmë veten nëse nuk votojmë

Zgjedhjet lokale të Kosovës, pjesëmarrja 7.75% deri në orën 11:00

Zgjedhjet në Kosovë/ Qytetari voton që në 8: S’kam fjetur tërë natën prej merakut

Zgjedhjet lokale, LVV në balotazh për Prishtinën, Kurti: Sot flasin qytetarët

Kandidon në Prishtinë, voton Vitia: Ditë thelbësore për Kosovën

U përfshinë në fushatën parazgjedhore, pezullohen dy policë në Kosovë

Zgjedhjet lokale të Kosovës, ministri i qeverisë ‘Kurti’ nuk vonon të votojë

E PAZAKONTË! Gazetari raporton nga taksia: Po doni të dini çfarë ndodh në Gjakovë…

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora kryesore zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021 zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021

Sondazh

Poll
Bota 14 Nëntor 2021, 20:35

Lutfi Haziri pranon humbjen, VV fiton Gjilanin

KOSOVË – Kandidati i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka pranuar humbjen kundrejt kandidatit të Vetëvendosjes Alban Hyseni, pas dy man...

Bota 14 Nëntor 2021, 19:52

AAK e humb Junikun, ia merr LDK-ja për 29 vota

KOSOVË– Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë komunën e Junikut Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kandidati i LDK-së Ruzhdi Shehu, ka fit...

Ku e dinte?Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë,Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në...

Ku e dinte?Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë,Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në...

'Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore'/ Avokati: Plotësoi 5 kushte për t'u liruar

'Është dita e fundit e durimit...'/ Lirimi i Tahirit, Berisha: U bë me urdhër nga Rama

Kallëzimet për zgjedhjet vendore, Flamur Noka 1 orë në SPAK: Do më shihni më shpesh këtu

'Nesër publikojmë provat'/ Berisha KQZ-së:Dorëzoni dokumentet për farsën zgjedhore, Rama po i pengon

Basha: Nuk jam bërë pishman për përjashtimin e Berishës.

Aksidenti i rëndë në Ksamil/ Motori me dy persona përplaset me makinën,

"Vjen erë e peshkut të para një jave", Basha për kompetencat e presidentit

Shkojnë t’iu shembin banesën në Vlorë, Policia i tërheq zvarre

Basha: Marrëveshja Berisha-Rama e 2008-ës dëmtoi bashkëjetesës demokratike.

“Maskat” grabisin banesën e biznesmenit në Lushnje, marrin paratë dhe bizhuteritë

Tensionet në veri/ Vuçiç 'mobilizoi' ushtrinë, Rama: Shfaqje e pabesueshme, ushtria ZERO fuqi....

Aksident në Lushnje/ Makinat përplasen e përfundojnë në trotuar, plagoset taksisti dhe mësuesja

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me KRITIKUN, ish-kreu i PD e fton: Hajde se unë nuk shaj...

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

I shpallur në kërkim për tentativë për vrasje lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

“E dashuroj, e dua shumë”/ E reja nga Korça ia shpreh NDJENJAT Edi Ramës në mes të turmës

Analiza e zgjedhjeve, Berisha: Faza tjetër do ketë seriozitetin më të madh, mblidhni çdo fakt

Berisha:U bë përpjekje antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare për të shuar..

Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës dhe Salillarin

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe….

Lëvizja Bashkë i pret rrugen Ahmetajt ne protesten para Kuvendit

Rritja e pagave të deputetëve e ministrave,Qorri:Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e pensionistit

Zgjedhjet vendore, Rama takim me Glover

'Zoti kryetar'/Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet...

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë