Aktualitet

Sulmohet Kastrati në Kosovë, kryetari: Më dëmtuan makinën, ja kush ishin

14 Nëntor 2021, 17:20 Nga DOSJA
Sulmohet Kastrati në Kosovë, kryetari: Më dëmtuan

KOSOVË– Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka deklaruar se është sulmuar mbrëmë nga disa persona, ndërkohë që jemi në ditën e zgjedhjeve. I kontaktuar nga Express, Kastrati ka thënë se është zënë në pritë në Karaçevë duke ka treguar edhe emrat e personave që thotë se e kanë sulmuar.

“Jam nxanë në pritë në Karaçevë edhe më kanë sulmuar. Unë kam arrit me i identifiku, Besim Fera, Bujar Fera dhe Bekim Keka. E kemi denoncu sulmin, pastaj kish ndodh edhe një sulm tjetër pas një ore,”- ka thënë Kastrati.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka thënë se Kastratit i është dëmtuar vetura, kurse personat përgjegjës ende nuk janë identifikuar nga Policia.

“Rasti ka ndodhur në fshatin Karaqevë e Ulët. Është rast i hapur për sulm edhe dëmtim i pronës, sepse ia kanë dëmtuar veturën. Policia është duke punuar në identifikimin e personave përgjegjës dhe rasti është duke u hetuar,”- tha ai.

LAJMI KRYESOR:LIVE- Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, garë në 21 komuna

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore qëndron kastrati qëndron kastrati

Sondazh

Poll