Aktualitet

Momenti kur 30-vjeçari i dehur përplas për vdekje efektivin Cenollari e mikun e tij

14 Nëntor 2021, 15:54 Nga DOSJA
Momenti kur 30-vjeçari i dehur përplas për vdekje efektivin

TIRANË– Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e aksidentit tragjik që u shënua mëngjesin e 11 tetorit. Videoja e publikuar nga EuroNews dhe e pikasur nga filmimet e kamerës së sigurisë tregon momentin kur efektivi Luan Cenollari kalon semaforin në momentin që del ngjyra jeshile e vijon rrugën bashkë me mikun e tij që kishte pasagjer, Ali Bajo.

Por, i dehur dhe me shpejtësi shumë të lartë, Emirjan Doko shihet që merr përpara mjetin e Cenollarit. Paralelisht me këtë të fundit shihet që është edhe një makinë e Policisë së Shtetit. Koha e një sekondi ka qenë ajo që ka shpëtuar makinën e policisë nga përplasja.

Cenollari dhe Bajo ndërruan jetë, kurse Doko përfundoi në spital ku dhe iu komunikua masa e arrestit me burg.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane ali bajo luan cenollari aksident ne tirane ali bajo luan cenollari

Sondazh

Poll