Sport

“Mourinho donte të stërviste Bayern Munich”, Rummenigge zbulon prapaskenën e bujshme

14 Nëntor 2021, 17:14 Nga DOSJA
“Mourinho donte të stërviste Bayern Munich”, Rummenigge

GJERMANI-Fituesi i Champions League me Porton, kampionati me 100 pikë te Real Madrid, tripletë me Interin. Është një listë e veçantë suksesesh me të cilat mund të mburret i vetëshpalluri “Special One”.

Për Bayern Munich, megjithatë, José Mourinho ishte ndoshta shumë i veçantë – megjithëse portugezi do të kishte dashur të drejtonte kampionët e Gjermanisë. Të paktën kështu ka zbuluar ish-administratori i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge në një intervistë për televizionin italian “Rai”.

“Mourinho ishte një objektiv për ne dhe duhet të them se ai donte të vinte në Gjermani për të stërvitur Bayern Munich. Mbeti vetëm një hipotezë sepse më pas u vendos që të kalohej në një profil tjetër, një trajner me karakteristika të ndryshme. Unë e respektoj shumë Mourinhon dhe shpresoj se ai mund të bëjë mirë për Romën, sepse ai është një trajner i madh”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayern munich mourinho rummenigge bayern munich mourinho rummenigge

Sondazh

Poll