Sport

Egjipti, sfidë e pabesueshme me Angolën: tri herë pushtohet fusha për foto me Salah

14 Nëntor 2021, 12:30 Nga DOSJA

ANGOLA E pabesueshme ajo që ndodhi në Angola. Ndeshja mes Egjiptit dhe vendasve, e cila rezervoi emocione të mëdha në fushë, është pezulluar tri herë. Sa shumë tentative pati për të pushtuar fushën nga fansat në kërkim të një selfie me Momo Salah.

Siç raporton “Sun”, prania e egjiptianit e vështirësoi shumë kompletimin e sfidës së vlefshme për grupet kualifikuese, që kalojnë në fazën eliminatore, për të fituar të drejtën e pjesëmarrjes në botërorin “Katar 2022”.

Futbollisti i Liverpool njihet botërisht, si një nga lojtarët më të mirë në botë. Nëse diapazoni ngushtohet në nivelin kontinental, në Afrikën e tij, ai është një yll absolut, i padiskutueshëm dhe i padiskutueshëm. Kaq për ta bërë edhe të komplikuar zhvillimin e një ndeshje kualifikuese, e cila ndër të tjera i kishte lënë përshtypje të keqe edhe lojtarit të Liverpoolit.

Megjithëse Egjipti ishte në humbje 2-0, turma e tifozëve ishte shumë më e interesuar për Salah, sesa për lojën. Dhe u desh tri herë ndërhyrja e policisë, që t’i ndalonte tifozët shumë të etur për një selfie.

Në një ndeshje dramatike, Egjipti gjithsesi arriti të rrëmbejë pikën vendimtare për të fituar vendin e parë në grupin “F” dhe për të siguruar kalimin e raundit eliminator të kontinentit. Takimi u mbyll në 15 minutat e fundit në barazim 2-2, rezultat ky që e bashkoi Egjiptin me Marokun, Senegalin dhe Malin, të cilët tashmë ishin kualifikuar në fazën eliminatore.

Gjashtë mungojnë për të plotësuar dhjetë skuadrat, që do të luajnë për pesë vendet e disponueshme të Afrikës në Botërorin e “Katar 2022”. Shorti i çifteve do të hidhen në Kajro, ndërsa ndeshjet do të luhen në mars 2022.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll