Sport

Ish-mesfushori bavarez Effenberg: “Nagelsmann ndonjëherë bën budallallëqe…”

14 Nëntor 2021, 15:21 Nga DOSJA

GJERMANI – Bayern Munich fiton në Bundesligë, duke shënuar shumë gola, por nuk arrin të mbajë portën e pastër. Madje në ndeshjen e fundit të ligës kundër Freiburgut, minutat e fundit i shkaktuan disa të dridhura portierit Neuer.

Ish-mesfushori Stefan Effenberg mendon se Julian Nagelsmann është një trajner i madh, por ka disa të meta. “Në Bayern puna juaj vlerësohet në bazë të rezultateve dhe trofeve. Gjithsesi, vetëm Champions League ka rëndësi,”- tha Effenberg për Sport1.

Nagelsmann duhet të bindë veten se ka lojtarë të klasit botëror thekson 53-vjeçari ‘Effe’. “Trajneri nuk ka nevojë t’i thotë Lewandowskit se çfarë të bëjë në zonën e rreptësisë. Kjo e bën Nagelsmann qesharak nganjëherë. Me lojtarët e Hoffenheim, Leipzig, apo Eintracht Frankfurt duhet të flasësh ndryshe, gjithmonë duhet t’u japësh atyre diçka, por në Bayern Munich jo, aty ke kampionë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll