Sport

Ndodh në Angli/ Dritat e stadiumit shuhen, futbollisti elektriçist i rregullon!

14 Nëntor 2021, 13:17 Nga DOSJA
Ndodh në Angli/ Dritat e stadiumit shuhen, futbollisti elektriçist i

ANGLI-Gjithçka mund të ndodhë gjatë një ndeshjeje, edhe nëse ikën rryma elektrike dhe stadiumi mbetet në errësirë. Fatmirësisht ka teknikë ose më saktë futbollistë që dinë të riparojnë panelin elektrik. Kështu ndodhi në ndeshjen e FA Trophy mes Marine dhe Dunston UTS, skuadra të Kategorisë së shtatë në futbollin anglez. Ndeshja e raundit të parë u ndërpre në pjesën e dytë për shkak të një problemi me prozhektorët. Një nga lojtarët e ekipit mik më pas u largua nga fusha dhe u përpoq të riparonte panelin elektrik. Elektricisti më në fund ia doli dhe loja vazhdoi.

 

At Marine, where the floodlights have gone out. One of Dunston’s midfielders is a spark and he’s trying to sort it out. Now on the phone to a mate back in the north east. pic.twitter.com/pBneS6DmCA

— Simon Hughes (@Simon_Hughes__) November 13, 2021

34-vjeçari është jo vetëm futbollist por edhe elektricist i kualifikuar dhe ka shkuar të merret me këtë çështje. Klubi nga Merseyside më pas informoi tifozët që ndiqnin ndeshjen dhe ata që ndiqnin ndeshjen e Trofeut të FA në Twitter se një elektricist po përpiqej të rregullonte problemin.Gazetari Simon Hughes ndau një fotografi të lojtarit me numër 4.

And we have light! ?

Play will resume at 5:05pm#COYM pic.twitter.com/3TE0jtnBZQ

— Marine Football Club (@MarineAFC) November 13, 2021

Në fund, pas 45 minutash, dritat u rikthyen dhe loja rifilloi në minutën e 53′. Një tjetër elektricist erdhi në stadium dhe e ndihmoi Turnbullin të rregullonte defektin. Ndeshja e FA Trophy përfundoi 2-2 dhe shkoi deri në penallti. Më pas, Marine falenderoi futbollistin elektricist për ndihmën e tij. Një tjetër histori e botës së çuditshme dhe të mrekullueshme të futbollit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport angli dunston uts marine angli dunston uts marine

Sondazh

Poll