Sport

Tebas mbron La Liga-n: “Ansu Fati është po aq, apo edhe më i mirë se Mbappé”

14 Nëntor 2021, 12:00 Nga DOSJA
Tebas mbron La Liga-n: “Ansu Fati është po aq, apo edhe më

SPANJE – Duke përfituar nga pushimi i kombëtares, Javier Tebas, president i La Liga-s në Spanjë, i ftuar në “El Partidazo de COPE”, bëri një përmbledhje të përgjithshme të lajmeve sportive. Ai foli në veçanti për Barcelonën, duke theksuar, se pavarësisht krizës që po kalon, ai beson se klubi do të jetë i suksesshëm.

Tebas e vuri theksin edhe te Ansu Fati, si një nga talentet e mëdha të La Ligës: “Ne gjithmonë duam t’i japim më shumë vlerë asaj që kemi jashtë Spanjës. Kemi Ansu Fatin, keqardhje për dëmtimin, por tani ai është kthyer ka tregoi se është i barabartë, ose më i mirë se Mbappe”,- tha shefi.

Sa i përket situatës financiare të Barcelonës, Tebas tha se po e ekzagjerojnë shumë. “Është një rast i jashtëzakonshëm, por duhet të them, se ka marrëdhënie ekonomike më të mira se çdo klub francez, – tha ai. – Situata ekonomike e Barçës është e komplikuar, por ata janë në një krizë të vogël institucionale.

Kjo nuk është e mirë për të thithur sponsorë. Ende nuk mund të gjykoj për rikthimin e Laportës. Mendoj se ai gjeti një futboll shumë të ndryshëm nga ai që ishte kur u largua. Arriti në një futboll shumë më industrial, më sipërmarrës, rigoroz në llogaritë”,- analizoi ai në thellësi.

Tebas u fokusua edhe tek ato që ai i konsideron ‘klube shtetërore’ dhe ‘Fair-play financiar’. “Kur flas për Cityn ose PSG-në, ajo që bëj është të mbroj futbollin spanjoll. Kur vjen puna për të marrë lojtarë është shumë e vështirë të konkurrosh kundër këtyre skuadrave. Tashmë ia kam thënë këtë edhe Ceferinit që më shqetëson ky problem…”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll