Sport

Anglia,Broja dhe kundërshtari i rradhës Andorra, Reja: Skuadra është e motivuar

14 Nëntor 2021, 16:49 Nga DOSJA
Anglia,Broja dhe kundërshtari i rradhës Andorra, Reja: Skuadra

SHQIPËRI-Trajneri i përfaqësueses shqiptare Edoardo Reja, ka dalë sot në konferencë për shtyp para sfidës kundër Andorrës. Sipas tij, ekipi kishte bërë maksimumin dhe nuk duhej kritikuar se kishte humbur një ndeshje me një ekip si Anglia.

NDESHJA– Është e qartë që pas 5-0 morali nuk ishte ndër më të mirë se mendohej se mund të bënim më mirë. Por duhet të mendojmë që u mundëm nga Anglia.Kemi folur me djemtë.

GJENDJA E SKUADRËS– Ndonjë vështirësi e kemi, se kam 10 lojtarë që mungojnë. Por nuk mund të shohim atë që ka ndodhur. Unë kam një grup lojtarësh dhe duhet të shfrytëzoj në maksimum ata që kam dhe duhet të hedh në fushë ekipin me të motivuar dhe që ka gjendje fizike, do të jenë shumë lojtarë që nuk kanë luajtur me Anglinë, Duhet gjetur edhe rreshtimi i duhur.

BROJA-Ne e kemi lënë në shtëpi, nuk erdhi këtu se u kurua meqë kishte probleme me kaviljen. Salihi shkoi ta shihte në ndeshjen e fundit dhe kishte këtë problem. Folën mjekët e dy palëve dhe u tha që ishte ky problem. Erdhi me ne dhe ishte pak më mirë. Shpresoja ta përdorja me Andorrën, por ai dhe klubi kërkuan që të kurohej e të ishte gati për ndeshjen tjetër. Ishte i dëmtuar se kishte probleme me kaviljen, nuk ka asgjë tjetër.

ANDORRA-Skuadra në përgjithësi duhet të jetë e motivuar, e vëmendshme. Skuadra është e motivuar se duke e ditur se me 3 pikë do të arrijmë një shifër të rëndësishme. Ta mbyllim me 18 pikë është e jashtëzakonshme. Mbetet keqardhja e humbjes me Anglinë, deri tani kemi bërë mirë dhe të vazhdojmë të bëjmë mirë nesër me Andorrën se është shumë e rëndësishme për ne. Përndryshe do hedhim në ajër këtë rritje që kemi bërë nëse nuk fitojmë me Andorrën.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport reja shqiperia reja shqiperia

Sondazh

Poll