Sport

AS Venus, 50 orë fluturim dhe 32,000 km për një ndeshje të Kupës së Francës

14 Nëntor 2021, 13:29 Nga DOSJA
AS Venus, 50 orë fluturim dhe 32,000 km për një ndeshje të

FRANCË-Dashuria për futbollin nuk njeh kufij apo distanca dhe AS Venus Tahiti e demonstron plotësisht këtë. Skuadra nga Polinezia Franceze, një grup ishujsh në Oqeanin Paqësor, së fundmi arriti sukses kombëtar dhe kjo i lejoi klubit të kualifikohej në Kupën e Francës. AS Venus u përball me Trélissac FC nga rajoni Dordogne i Francës. Asgjë e çuditshme, nëse nuk do të ishte se mes dy klubeve largësia është vetëm15,883 km larg!

Një udhëtim prej 32,000 km, vajtje-ardhje dhe rreth 50 orë fluturim për të sfiduar ekipin e kategorisë së katërt, Trélissac.Para ndeshjes, trajneri i Venusit, Samuel Garcia u shpreh: Ekipi ishte i lumtur që ishte në Francë. Por, për fat të keq, ndeshja nuk shkoi siç prisnim.” Skuadra humbi 2-0 dhe u eliminua.

Arsyeja pse skuadra polineziane merr pjesë në Kupën e Francës është për faktin se ato territore, së bashku me ishujt si La Réunion dhe Korsika, janë gjeografikisht pjesë e Francës. Në fakt, më shumë se 8,000 klube konkurrojnë për Kupën e Francës.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport as venus tahiti france trélissac fc as venus tahiti france trélissac fc

Sondazh

Poll