Sport

Rusia bën “vetëvrasje”, Kroacia pret biletën për Katar në frymën e fundit

14 Nëntor 2021, 17:01 Nga DOSJA

EUROPË-Ditën e sotme u zhvilluan tre takime sa i përket kualifikueseve të Kupës së Botës Katar 2022. Në Grupin H, takimi më interesant ishte Kroaci-Rusi.

Dy skuadrat që luftonin fort për vendin e parë dhe në fund ishin kroatët që marrin një biletë për në Botëror pasi fituan 1-0.Edhe pse ju afruan shumë herë golit, lojtarët kroat nuk e arritën dot rrugën e rrjetës. Për t’i prerë biletën Kroacisë mendoi mbrojtësi rus Fedor Kudryashov i cili në minutën e 81’shënoi në portën e vetë.

Kështu, Kroacia u ngjit në krye të grupit me 23 pikë, 1 më shumë se Rusia që do të kërkojë të kualifikohet në fazën finale të Kupës së Botës me anë të “play off”.Po në Grupin H,Sllovakia ka fituar me goleadë ndaj Maltës në shtëpinë e kësaj të fundit me rezultatin 6-0, ndërsa Sllovenia fitoi ndaj Qipros me rezultatin 2-1.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kroacia kupa e botes rusia kroacia kupa e botes rusia

Sondazh

Poll