Politike

Dënimi i Llallës, Rama: Kemi ende probleme me kurrupsionin në Shqipëri

13 Nëntor 2021, 15:24 Nga DOSJA
Dënimi i Llallës, Rama: Kemi ende probleme me kurrupsionin në

FRANCË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se dënimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla tregon se Shqipëria po e lufton korrupsionin. Në një intervistë për France 24, Rama u shpreh se Shqipëria ka ende një problem mjaft serioz në lidhje me korrupsionin, krahasuar me vendet e tjera.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Vendi juaj është një nga më të varfërit në Evropë, dhe ka edhe një arete juridike, është një vend ku ka shumë, shumë korrupsion, veçanërisht kemi are në lajmet e fundit arrestimin e kryeprokurorit. Atëherë pas tetë vitesh në pushtet, ku jeni në luftën kundër korrupsionit?

Kryeministri Edi Rama: Ju thatë “shumë shumë korrupsion” unë do të thosha se Shqipëria ka një problem me korrupsionin, por shembulli që ju sapo dhatë dhe ky nuk është i vetmi, tregon se lufta kundër korrupsionit ka shkuar në një nivel tjetër. Kjo do të thotë se po, në krahasim me Francën ose me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, ne jemi një vend që kemi ende një problem korrupsioni për të zgjidhur, por në krahasim me 8 vjet më parë, nuk ka krahasim. Jemi në procesin e transformimit të plotë të sistemit tonë të drejtësisë dhe kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë një spastrim shembullor të të korruptuarve në sistemin e drejtësisë.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike adriatik llalla edi rama edi rama per france 24 adriatik llalla edi rama edi rama per france 24

Sondazh

Poll