Politike

Basha: Vetingu në politikë shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit

13 Nëntor 2021, 12:51 Nga DOSJA

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë ditën e sotme raportin e MONITOR për indeksin e zbatimit të ligjit, i cili e pozicionin Shqipërinë në vendin e fundit në Europë. Kreu i PD, shkruan se politika mund të shpëtojë nga abuzuesit që janë pasuruar dhe nga oligarkët vetëm me anë të vettingut në politikë. Ndër të tjera, ai shton se vendi ynë shihet në sytë e botës si një shtet që është kapur nga korrupsioni.

POSTIMI:

Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie. Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë #vettingnëpolitikë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha vettingu ne politike lulzim basha vettingu ne politike

Sondazh

Poll