Politike

‘Rritje pagash me 40%’, PD pas deklaratës së Ramës, Zhupa: Po riciklon premtimet

13 Nëntor 2021, 12:15 Nga DOSJA
‘Rritje pagash me 40%’, PD pas deklaratës së Ramës,

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas premtimit të kryeministrit Edi Rama se mësuesit do të kenë rritje të pagave në 40%. Ina Zhupa me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, ka ndarë këtë premtim që u tha sot dhe një të vitit 2017, i cili po ashtu kishte si premtim rritje pagash në të njëjtën përqindje. Zhupa shkruan se mësuesit janë kthyer në patronazhistë ndërsa shkollat po drejtohen nga militantë dhe jo profesionistë.

REAGIMI:

Flasin për arsimin sikur kanë ardhur sot në pushtet ndërkohë në 8 vjet vetëm e kanë shkatërruar atë! Rama është kryeministri me aktet me antikombëtare përsa i përket arsimit. Kanë kthyer mësuesit në patronazhistë dhe shkollat në shkolla partie ku drejtojnë militantë dhe jo profesionistë. Nuk kanë mbajtur asnjë premtim, as për tekstet shkollore që janë objekt talljesh në rrjetet sociale. As për trasportin e nxënësve dhe mësuesve që janë objekt i peticioneve dhe ndonjëherë edhe shkak për mos shkollimin e fëmijëve shqiptare. Dhe as për trajtimin psiko-social, as për sigurinë në shkolla që ngjarjet tragjike edhe të fundit e konfirmojnë fare mirë! Premtimin e rritjes së pagës e ricikluan edhe sot nga goja e kryeministrit. Kur paga është qesharake! Kanë premtuar cdo fillim mandati që do e rrisin me 40% si fjalimi i ish ministres Nikolla ne 12 shtator 2017 dhe e kanë rritur realisht vetëm 10 mijë lek te vjetra në 8 vjet. Asgjë nuk kanë bërë dhe nuk kanë ndermend të bëjnë për arsimin! Gjithë synimet e shfaqura në buxhetin 2022 janë asgjë më shumë se një operacion copy-paste i premtimeve të pambajtura këtyre 8 viteve të shkuara!

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 per arsimin edi rama ina zhupa buxheti 2022 per arsimin edi rama ina zhupa

Sondazh

Poll