Politike

VD-‘Koha juaj mbaroi’/Rama: Ka drejtues shkollash që janë ‘out’! Hapni krahun

13 Nëntor 2021, 10:25 Nga DOSJA
VD-‘Koha juaj mbaroi’/Rama: Ka drejtues shkollash që janë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotem se në krye të shkollave në vend ka shumë drejtorë që janë ‘out’. Rama paralajmëroi një valë ndryshimesh dhe shkarkimesh të drejtuesve të shkollave dhe gjimnazeve të vendit, pasi tha se ka ende drejtorë, mbi të gjitha ‘burra’ që ‘u ka kaluar vakti me kohë’. Sipas tij, në shkolla mund të gjesh mësuese që kanë aftësi për të drejtuar jo vetëm institucionin ku punojnë por edhe ministrinë e Arsimit.


Domosdoshmëria e një rritje cilësore të drejtimit të shkollës. Kemi bërë shumë për t’i nxjerrë nga politizimi, bakshishi dhe tarafi dhe për t’u dhënë mundësinë të gjithëve që ta realizojnë këtë me meritën e tyre, sistemi i pikëzimit që kalon përmes testeve. Pavarësisht rasteve të shpërdorimit me këtë test janë një përqindje shumë e vogël në raport me pjesën tjetër. Por ne nuk kemi bërë shumë në raport me të shkuarën për drejtimin e shkollave. Kemi drejtues që nuk e meritojnë të drejtojnë shkollat dhe janë nën nivelin e mësueseve dhe të një kolektivi mësimor dhe që janë “out” dhe këtu është e qartë për ministren, për drejtorinë e përgjithshme që duhet ndërhyrë që drejtuesit me vlerë të mbështeten dhe motivohen dhe drejtuesve që u ka kaluar koha të largohen.

Nuk ka rëndësi cfarë bindjesh ke dhe nga je, apo cfarë statusi ke. Duhet bërë një skanim i plotë, objektiv i drejtë, i të gjitha kapaciteteve drejtuesve të shkollave dhe kush nuk e meriton të hapë krahun për t’ja lënë vendin dikujt tjetër. Në cdo shkollë ka mësuese që mund të drejtojnë ministrinë e Arsimit dhe jo më një shkollë. Duhen gjetur aty në cdo shkollë mësueset që duhet të zëvendësojnë këta burra që u ka mbaruar koha me kohë e me vakt.

Duhet të fillojmë t’i nxisim maksimalisht me argumente dhe fakte fëmijët drejt mundësisë së jashtëzakonshme që jep teknologjia, në moshën e tyre, jo në moshën tonë, në moshën tonë ka ikur ajo punë.Në moshën e atyre ku paralelisht mësojnë gjuhën shqiptare, angleze, të mësojnë edhe gjuhën e kompjuterit, që duhet përkthyer në një botë tjetër, e një tregu që është më i madh global sot, që mund të hysh pa pasur mundësi të lëvizësh nga shtëpia dhe mund të punësohesh, të krijosh ndërmarrjen tënde dhe të rritesh financiarisht pa lëvizur fare nga shtëpia, jo më të lëvizësh nga Shqipëria. Duhet të jemi të gjithë interesuar për ta përçuar këtë mesazh.Laboratorët e shkollave duhet të jenë atraktivë. Ajo që ka të bëjë me laboratorët e informatikës është problem për burimet njerëzore. Kemi mësues që nuk janë specifikisht të arsimuar për informatikë, por vijnë nga lëndë të tjera, mësues matematike dhe fizike. Nuk është kjo që ne duam.

LAJMI KRYESOR:Buxheti 2022 për arsimin,Rama: Rriten pagat e mësuesve me 40%, në punë sipas meritës

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 per arsimin edi rama buxheti 2022 per arsimin edi rama

Sondazh

Poll