Politike

VD-Kushi: Të vetëdijshëm për gabimet në tekste, rriten pagat e mësuesve

13 Nëntor 2021, 10:08 Nga DOSJA
VD-Kushi: Të vetëdijshëm për gabimet në tekste, rriten

TIRANË– Të gjithë punonjësit mësimorë, edukatorë dhe psiko-socialë në të gjitha shkollat e vendit tonë do të përfitojnë një rritje page prej 6% në vitin 2022. Lajmi është konfirmuar ditën e sotme nga ministrja e Arsimit Evis Kushi gjatë prezantimit të buxhetit për arsimin.


Ministrja bëri me dije se janë evidentuar parregullësi në tekstet shkollore si dhe janë njoftuar nisja e rishqyrtimit i të gjitha lëndëve shkollore. Ajo tha se në buxhetin e këtj viti do të ketë 20 mln lekë për pasurimin e bibliotekave në shkolla si dhe 110 mln lekë për shkollat e arsimit special etj.

“Gjatë mandatit të tretë pagat për të gjithë mësuesit do të rriten 32%, kurse për vitin 2022 pagat do të rriten me 6% për të gjithë punonjësit e arsimit në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu do të përmirësojmë institucione të shkollareve. 300 shkolla janë riparuar gjatë mandatit të kaluar ndërsa 70 te tjerë janë ndërtuar si projekte për procesin e rindërtimit. Gjithashtu do të përmirësohen edhe kushtet laboratorike të shkollave të gjithë Shqipërisë. Mësuesit kanë kërkuar që të investohet më shumë në laboratore dhe modernizimin e tyre që ti përgjigjet kurrikulës moderne. 400 milionë lekë për buxhetin 2022 për të furnizuar laboratorë.Mësues në shkolla të largëta kanë vështirësi. Me buxhetin me një fond 950 milionë lekësh do të mbulojmë shpenzimin e transportit për rreth 35.000 nxënës që banojnë larg banesës dhe transportin e 13 mijë mësuesit që i kanë banesat mbi 5 km.Jemi të vetëdijshëm që ka nevojë përmirësime tekstet, prandaj kemi nisur rishqyrtimin e teksteve për të rregulltar çdo parregullsi për tekstet shkollore/. 20 mln lekë do të vazhdojmë pasurimin e bibliotekave në shkolla. 110 mln lekë për shkollat e arsimit special, për nxënësit që nuk shikojnë e nuk dëgjojnë me qëllimin për t’i kthyer këto shkolla në qendra burimore.

LAJMI KRYESOR: Buxheti 2022 për arsimin,Rama: Rriten pagat e mësuesve me 40%, në punë sipas meritës

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 per arsimin evis kushi buxheti 2022 per arsimin evis kushi

Sondazh

Poll