Politike

Protestoi, Braçe-biznesmenit: Çfarë kërkon nga Qeveria, të bëri me kompani?

13 Nëntor 2021, 16:34 Nga DOSJA
Protestoi, Braçe-biznesmenit: Çfarë kërkon nga Qeveria,

TIRANË– Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe deputeti i Partisë Socialiste është përplasur sot në distancë me një biznesmen që ka aktivitetin e tij të eksportit të produkteve bujqësore në ushnjë. Pasi biznesmeni Ejup Ahmeti, pronar i pikës së eksporteve “DONI Fruits” në Lushnjë u fotografua në protestën që mbajtën fermerët një ditë më parë në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, në Lushnjë, për Paketën Fiskale 2022, Braçe ka vendosur të bëjë një postim për Ahmetajn.

Krah fotos së pronarit të pikës së eksporteve, Braçe shkruan se Ahmetaj është një nga përfituesit më të mëdhenj nga TVSH-ja për bujqit e çmimet si dhe kompaninë ia ka bërë qeveria. Ish-zëvendëskryeministri e pyet biznesmenin se çfarë po kërkon mëshumë nga kjo qeveri dhe se sa para ka për t’ju dhënë bujqve për mallin që u ka blerë e sa ua ka vonuar.

“EJUPI, EDI, CMIMET, PAGESAT DHE PROTESTA E KETYRE! Ky qe shihni ne foto eshte EJUPI I “DONI FRUITS”! Ejupi dhe Edi-ekonomisti i tij jane si mishi me thoin; Njeri-Ejupi eshte bere keto dite zeri i eksportuesve te produkteve bujqesore, Tjetri-Edi (ekonomisti i tij) eshte bere zeri i bujqve!!!!!!!!!!! Se si mund te jene bashke edhe ai qe ja zhyt bujqve me cmime, edhe ai qe duhet te mbroj bujqit nga cmimet e te parit, zor ta marresh me mend; Por ja, jane! Ejupi ka piken me te madhe te eksporteve ne #Lushnje, ja beri #Qeveria-kjo qeveri (afer 100 milion leke te reja, plus rrugen nga FSHZH, plus linje te dedikuar per energjine nga OSHEE, plus linje te dedikuar uji nga UK Lushnje); Ejupi eshte nje nga perfituesit me te medhenj nga Tvsh per bujkun (sipas shifrave nga tatimet); Ejupi eshte nje nga perfituesit me te medhenj nga cmimet dhe trajektorja e tyre (sipas shifrave nga doganat). Kam dy pyetje per Ejupin dhe Edin-ekonomistin e tij: E para; A KE TI EJUP PARA PA JU DHENE BUJQVE, SA ESHTE VLERA, SA MUAJ VONESE JANE KETO PARA PER MALLIN E BLERE NGA BUJQIT? E DYTA, CFARE DO ME SHUME NGA KJO QEVERI TI EJUP?”- shkruan Braçe.

 

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Fermerët bashkë me Ahmetin protestuan gjatë ditës së djeshme kundër paketës fiskale që ka prezantuar qeveria për vitin e ardhshëm, duke pretenduar se ndihma ndaj tyre është inekzistente. Ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish në protesta.

LAJM KRYESOR: “Të bëmë me kompani, jepu lekët bujqve”, Braçe akuza biznesmenit, Ahmeti: Spekulues

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ejup ahmeti erion brace ejup ahmeti erion brace

Sondazh

Poll