Politike

Ministri kinez në Shqipëri, Rama: S’marrim gjë prej tyre. Turqia, partner strategjik

13 Nëntor 2021, 15:31 Nga DOSJA
Ministri kinez në Shqipëri, Rama: S’marrim gjë prej tyre.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një partner strategjik Turqinë për Shqipërinë, njësoj si Greqinë apo Italinë. Në një intervistë për France 24, i pyetur për ndikimin turk në Ballkan apo në Shqipëri përmes ndërtimit të xhamive apo islamizmit, Rama tha se nëtë vërtetë, për kaq shumë vite bashkëpunim, në vendin tonë është ngritur vetëm një xhami prej tyre. Përsa i përket vaksinimit, Rama tha se duke mos u ndhmuar nga Evropa, Shqipëria gjeti zgjidhje tek vaksinat kineze e ruse.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Atëherë le të flasim pak për rajonin tuaj, Ballkanin. Serbia ka përfunduar një fushatë vaksinimi të shpejtë me vaksinat ruse dhe kineze, vende me të cilat mban marrëdhënie të mira.Ky vend mezi pret të vaksinojë 30 mijë të huaj këtë verë, ndërsa ju në vendin tuaj zoti Kryeministër i Shqipërisë, jeni në kuotën 40%, madje më pak të vaksinuar se në Serbi.A mendoni se jeni ndihmuar mjaftueshëm nga evropianët për këtë fushatë vaksinimi, apo ndoshta keni qenë të detyruar, ashtu si serbët, t’u drejtoheni alternativave ruse apo kineze?

Kryeministri Edi Rama: Po, ne patëm një moment të parë të vështirë me Bashkimin Evropian, sepse të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor nuk u përfshimë në shpërndarjen e parë të vaksinave në Evropë dhe ishte vërtet e vështirë që të fillonim vaksinimin e të gjithë njerëzve. Madje nuk mund të vaksinonim as infermierët dhe mjekët dhe këtë mundëm ta zgjidhnim duke u hapur ndaj alternativave të tjera dhe ja ku jemi tani në një situate ku nuk është mungesa e vaksinave, por beteja me teoritë konspirative dhe me absurditetet e internetit që duhet fituar. Është e vështirë.

Gazetarja: Ju pritët në Tiranë ministrin e Jashtëm kinez. Për çfarë ka realisht nevojë vendi juaj të ndihmohet nga Kina? Në përgjithësi, a është kjo në përputhje edhe me marrëdhëniet tuaja shumë të mira me Shtetet e Bashkuar dhe Turqinë e Recep Tayyip Erdogan? Shihet qartë se ka një interes të madh për të gjitha këto fuqi në rajonin tuaj, në Ballkan dhe në vendin tuaj.

Kryeministri Edi Rama: Jo, në kornizën e bashkëpunimit të Kinës me të ashtuquajturin grup të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, pra vendet ish-komuniste, formati 17 + 1, Shqipëria nuk ka marrë thuajse asgjë. Do të thotë se kemi marrëdhënie të mira, por për sa i përket pranisë së investimeve, apo ndihmës kineze nuk ka asgjë të veçantë për t’u theksuar. Ndërkohë që Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë, ashtu si Greqia dhe Italia. Është një trekëndësh shumë I rëndësishëm historikisht dhe tradicionalisht. Janë popuj, vende mike dhe për mendimin tim, personalisht, Turqia nuk ka një strategji në Ballkan që bie ndesh me integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Gazetarja: As për islamizmin, për çështjen e Islamit dhe modelin e tij pikërisht mysliman?

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka asgjë në këtë drejtim, kam dëgjuar shumë fjalë dhe kam lexuar shumë shkrime që thonë se xhamitë po lulëzojnë në Ballkan, duke përfshirë edhe Shqipërinë, por ju them se që prej 30 vjetësh, vetëm një xhami, një xhami e bukur, është ndërtuar me ndihmën e komunitetit mysliman turk. Vetëm një.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama edi rama per france 24 edi rama edi rama per france 24

Sondazh

Poll