Aktualitet

Falsifikoi dokumentet për lirimin e Ymerit, Gani Shehu:Shkresa u firmos nga drejtori

13 Nëntor 2021, 10:06 Nga DOSJA
Falsifikoi dokumentet për lirimin e Ymerit, Gani Shehu:Shkresa u firmos nga

TIRANË– Ish-drejtori juridik i Burgut të Peqinit, Gani Shehu është lënë në masën ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Posaçme. Shehu ka pranuar në gjykatë se ka qenë ai personi që ka përpiluar shkresën për Viktor Ymerin bazuar në komunikimet që ka pasur me shefat e burgjeve në lidhje me vendet ku ka kryer dënimin.

Mirëpo, ai është shprehur se shkresa është firmosur edhe nga drejtori dhe nëse do të ishin gabim vendodhjet e Ymerajt përgjatë viteve, mund ta kishte kthyer dhe atij i takonte verifikimi.

“Kam qenë përgjegjës i Sektorit Juridik në burg dhe me është kërkuar informacion nga avokati i Viktor Ymerit për kohën dhe Sektorin përkatës në IEVP. Në praktikën tonë kontaktonim nga telefonit i zyrës me atë të shefit të policisë. Pasi më dha të dhënat shefi i policisë për të dënuarit Viktor Ymeri dhe Luftar Reci kam konceptuar shkresën dhe ia kam dërguar drejtorit. Drejtori e ka firmosur dhe vulosur dhe ia kam dhënë avokates. S’kam bërë falsifikim dokumentesh”, tha Shehu.

Për arrestimin e Shehut, SPAK bëri të ditur se ai kishte paraqitur të dhëna të rreme për Viktor Ymerin. Shehu bashkë me kartelistin, Lulzim Kaziu u pikasën duke shkelur ligjin ndërsa ndihmonin Ymerin dhe një tjetër i dënuar me inicialet L.H., duke u shtuar orët e punës, në mënyrë që të përfitonin lirinë parakohe.

Viktor Ymeri ose siç njihet ndryshe në Vlorë, si “Tori i Xhihanes”, la qelinë e burgut të Lushnjës në dhjetor të vitit 2019. Vendimi për lirimin e tij, është dhënë nga gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila vendosi të shuajë dënimin e Viktor Ymerit dhe të urdhërojë lirimin e tij. Por ai u rikthye sërish në burg në dhjetor të 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005, të Vajdin Lame dhe Klodian Saliu. Ymeri është shpallur fajtor si një ndër autorët e kësaj vrasje.

Ymeri prej vitit 1999 e deri më sot qëndronte në burgun e Lushnjes në Elbasan, pasi ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës. Për këto dy vrasje Ymeri është dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, por në tetor të 2018 gjykata e Apelit Durrës, kanë vendosur dënimin e tij me 25 vite burg.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gani shehu viktor ymeri gani shehu viktor ymeri

Sondazh

Poll