Aktualitet

Ndërtime pa leje dhe transport drusor, arrestohen 3 persona në Elbasan

13 Nëntor 2021, 10:49 Nga DOSJA
Ndërtime pa leje dhe transport drusor, arrestohen 3 persona në Elbasan

ELBASAN- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një person u arrestua pasi u kap në flagrancë duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Personi me iniciale Gj.Ç gjithashtu akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi”, “Deklarim të rremë” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Një tjetër person me inicale Y.B është arrestuar pasi ta kryer ndërtime pa leje në një magazinë. Ndërsa një person me iniciale E.K është arrestuar pasi u kap në flagrancë në gjendje të dehur. Gjithashtu është proceduar penalisht një tjetër person për ndërtim pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga tre shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për fillimin e procedimit penal ndaj shtetasi GJ.Ç, i cili u kap në flagrancë nga sherbimet policore duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës, veprimet kanë vijuar në bashkëpunim me Prokurorinë dhe si rezultat shtetasi GJ.Ç, u arrestua ne flagrancë, pasi:

Ky shtetas ka dhënë deklarim të rremë gjatë marrjes në pyetje nga Specialistët e Hetimit të Krimit si dhe ka konsumuar veprat penale, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi”, “Deklarim të rremë” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

—-
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Y.B., banues në lagjen “5 Maji” Elbasan pasi: Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet policore kanë konstatuar se ky shtetas ishte duke kryer ndërtime pa leje në një magazinë .

Gjithashtu po nga këto shërbime policore është proçeduar penalisht shtetasi F.R, baues në lagjen “Vullnetari” Elbasan, pasi është konstatuar se po ndërtonte shtetsë banese pa lejen përkatëse. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugore është arrestuar në flagrancë shtetasi E.K, banues në Gramsh. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin e tij. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

(I.A/dojsa.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona në elbasan policia e shtetit arrestohen 3 persona në elbasan policia e shtetit

Sondazh

Poll