Aktualitet

Banori në Shkozë:Veliaj të vijë URGJENT,ta dijë dhe Rama,nuk po na shpërblehen votat

13 Nëntor 2021, 09:30 Nga DOSJA
Banori në Shkozë:Veliaj të vijë URGJENT,ta dijë dhe

TIRANË– Qytetarët në Shkozë kërkojnë nga autoritetet që kryetari i Bashkisë, Erion Veliajt që t’i japë zgjidhje kësaj situate. Protestuesit kërkojnë që dhe kryeministri Edi Rama të jetë në dijeni të asaj që po ndodh në zonën ku jetojnë.

‘Ne nuk kemi rrugë, nëse ky pronari i tokës na bllokon rrugën ne nuk kemi ku kalojmë fare. Thirrje Veliajt, mos hajde vetëm për fushatë por dhe për hallet e popullit. Këta vijnë tallen, marrin votat dhe ikin. ‘– thotë një qytetar.

Të hapin rrugën, të bëjnë kënd lojërash për fëmijët se nuk kanë ku luajnë. Nuk kemi ku kalojmë as me makina, vetëm ta marrim makinën në krah dhe ta nxjerrim në rrugë të madhe. Të vijë Veliaj dhe ta shikojë ku po rrimë, ndryshe marrim fëmijët dhe ikim në Gjermani aty ku jetohet. Të vijë Velija urgjent këtu, madje ta marrë vesh dhe Rama. Nuk po na shpërblejnë për votat.‘- shprehet një qytetar tjetër.

Qytetarët dolën në protestë për t’i kërkuar autoriteteve që të ndërtohet infrastruktura nëntokësore dhe të asfaltohet rruga.

LAJMI KRYESOR: Bllokohet kalimi nga rrethi i Shkozës! Banorët në protestë: Çështja shkon në gjyq

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet rruga ne shkoze proteste ne shkoze bllokohet rruga ne shkoze proteste ne shkoze

Sondazh

Poll