Aktualitet

Protestë në Shkozë, banori: Nuk tolerojmë më, Bashkia vijëzon rrugë dhinjsh

13 Nëntor 2021, 09:29 Nga DOSJA
Protestë në Shkozë, banori: Nuk tolerojmë më, Bashkia

TIRANË– Qytetarët në Shkozë janë ngritur ditën e sotme në protestë pasi rruga e tyre është bllokuar nga ARRSH. Ata kërkojnë nga autoritetet që të ndërtohet infrastruktura nëntokësore dhe të asfaltohet rruga. Banorët thonë se shtëpitë e tyre janë izoluar pasi në këtë lagje problematike nuk ka rrugë. Ata paralajmërojnë se nëse situata nuk merr zgjidhje çështja do të shkojë në gjyq.

‘Ne do ta çojmë çështjen në gjyq. Ne nuk do e tolerojmë më, ne kemi pritur 7 vite se dikur Bashkia do të ketë projekte këtu. Janë rrugë dhinjsh që Bashkia ka bërë, ka vijëzuar, këtu nuk ka ardhur akoma. Bashkia nuk ka qënë në zonë për këtë çështje, ne ia kemi deleguar kryetarit, përgjigjia ishte kjo, zona juaj kërkon një projekt pasi i mungon një infrastrukturë nëntokësore. Nëse kërkohet kjo ne marrim kazmën dhe e bëjmë, kështu nuk vazhdohet më.’- shprehet një prej tyre. 

LAJMI KRYESOR:Bllokohet kalimi nga rrethi i Shkozës! Banorët në protestë: Çështja shkon në gjyq

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet rruga ne shkoze proteste ne shkoze bllokohet rruga ne shkoze proteste ne shkoze

Sondazh

Poll