Aktualitet

Rihapi dy vrasjet më të bujshme në vend! Përfundon me urgjencë në spital Luftar Reçi

13 Nëntor 2021, 10:22 Nga DOSJA
Rihapi dy vrasjet më të bujshme në vend! Përfundon me

TIRANË– Luftar Reçi është infektuar me Covid! Reçi i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës, është personi i cili ka dhënë detaje për dy vrasje të bujshme ku përfshihen Emiljano Shullazi dhe Lulzim Berisha. Ditën e djeshme ai është transportuar drejt spitalit të Korçës ku po merr mjekët e spitalit.

Reçi nuk është i vetmi i dënuar i prekur nga Covid në burgun e Drenovës. Të tjerë të burgosur janë infektuar nga Covid, mirëpo numri i saktë i tyre nuk bëhet me dije nga ky institucion. Më herët 3 prej të dënuarve janë dërguar në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore të ndërlikuar.

Luftar Reçi, i njohur ndryshe si i ‘tmerrshmi i Dibrës’ është personi që me dëshmitë e tij ka bërë që të rihapen dosjet e bujshme të dy vrasjeve të bujshme të ndodhura në vitin 2005, ajo e Klodian Saliut dhe e biznesmenit Vajdin Lamaj. Reçi është vënë në pranga për nje tjetër krim, autorësinë e të cilit nuk e ka pranuar ende.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet luftar reci luftar reci

Sondazh

Poll