Aktualitet

Bllokohet kalimi nga rrethi i Shkozës! Banorët në protestë: Çështja shkon në gjyq

13 Nëntor 2021, 08:28 Nga DOSJA

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi ditën e djeshme se nga sot do të nisin punimet në Unazën Lindore të Tiranës. Sot nis bllokimi i kalimi nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh. Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”. Trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut.

Kjo ka sjellë një protestë të banorëve të zonës të cilët kërkojnë që rruga të hapet, pasi nuk kanë ku të kalojnë për të shkuar në qytet. Me pankarta në duar, qytetarët paralajmërojnë se do ta çojnë çështjen në gjyq. Banorët thonë se shtëpitë e tyre janë izoluar pasi në këtë lagje problematike nuk ka rrugë. Ata kanë treguar se mbi 100 fëmijë të kësaj zone luajnë në baltë, ndërsa i kanë kërkuar kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajt që t’i japë zgjidhje kësaj situate.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Banori në Shkozë:Veliaj të vijë URGJENT,ta dijë dhe Rama,nuk po na shpërblehen votat

Protestë në Shkozë, banori: Nuk tolerojmë më, Bashkia vijëzon rrugë dhinjsh

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh autoriteti rrugor shqiptar bllokohet rruga ne shkoze devijimi i trafikut ne tirane tirane arrsh autoriteti rrugor shqiptar bllokohet rruga ne shkoze devijimi i trafikut ne tirane tirane

Sondazh

Poll