Aktualitet

Lëvizte me armë me vete, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë

13 Nëntor 2021, 08:45 Nga DOSJA
Lëvizte me armë me vete, arrestohet 36-vjeçari në

SARANDË- Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Sarandë, pasi është kapur duke lëvizur me armë me vete. Mësohet se i riu me iniciale A.C nga Tepelena teksa është ndaluar për kontroll në Sarandë ka tentuar t’i largohet policisë. I riu e hodhi armën në tokë, ndërkohë që më vonë policia arriti që ta ndalonte.

Njoftimi i Plotë:

Sarandë/ Qarkullonte me armë zjarri me vete dhe tentoi të largohej, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në pranga dhe një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim dhe me shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, kanë ndaluar për kontroll shtetasin A. C, në lagjen Nr.3, Sarandë.

Ky shtetas, ka tentuar t’i shmangen kontrollit fizik, duke u larguar me vrap dhe duke hedhur nga çanta e tij e dorës, një armë zjarri pistoletë, por menjëherë është vënë në pranga nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 krehër me fishekë luftarak. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 36 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Tepelenë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll