Politike

Burg për 4 zyrtarët e PD-së, Spaho: Gjyq i porositur nga Edi Rama

16 Qershor 2019, 15:40 Nga DOSJA
Burg për 4 zyrtarët e PD-së, Spaho: Gjyq i porositur nga Edi Rama

ELBASAN- Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka folur për mediet, pas vendimit të gjykatës, e cila dha masën e sigurisë arrest me burg për katër zyrtarët e PD, të cilët u arrestuan më 14 qershor, pasi qëlluan me vezë dhe sende të forta eskortën e Ramës në Librazhd.

Spaho tha se ky ishte një gjyq fars dhe i porositur nga Edi Rama.

“Gjyq fars i zhvilluar sipas urdhrave e porosive nga Edi Rama. Kujtojnë se me vendime të tilla trembin opozitën, përkundrazi nesër do të na ketë edhe më shumë edhe më shumë në të gjithë Shqipërinë, kudo që shkon Edi Rama për ta kundërshtuar dhe detyruar të heqin dorëheqjen. E ritheksoj që të gjithë këta që futen në burg për shkak të protestuave të opozitës dhe urdhër politik nga Edi Rama do të konsiderohen të burgosur politik dhe do të marrin të gjithë mbrojtjen dhe privilegjet që iu siguron ligji për të burgosurit politik”, tha Spaho.

Më 13 qershor, eskorta e Ramën në Librazhd u bllokua për disa minuta nga protestuesit., ku u godit me vezë dhe u hodhën e tymuese. Për këtë ngjarje janë arrestuar edhe 5 zyrtarë të Partisë Demokratike. Ata janë: kryetari i Degës së PD-së në Librazhd; Bujar Vreto, 48-vjeç, ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi 53-vjeç; sekretari i PD-së në Librazhd  Erlind Gurra 32-vjeç; sekretari i PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni, 31-vjeç; kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi 43-vjeç; si dhe 43-vjeçari D.B nga Cërriku së bashku me B.K 54-vjeç nga Librazhdi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestohen zyrtaret e pd edi rama ne librazhd edmond spaho arrestohen zyrtaret e pd edi rama ne librazhd edmond spaho

Sondazh

Poll